Futboll Sport

LA LIGA “PAGUAN” KONTRATËN E LIONEL MESSIT/ I dhuron 270 milionë Barçës

Lionel Mesi do të firmosë me Barcelonën shumë shpejt, madje është çështje orësh. Injeksioni prej 2.7 miliardë eurosh nga fondi i investimit “CVC” në La Liga, do të përshpejtojë procesin, duke i lejuar Barcelonës që më në fund të firmosë me kapitenin e saj kontratën e re

Katalanasit pritet ta zyrtarizojnë marrëveshjen me sulmuesin argjentinas në harkun e 24 orëve. Dhe me të firmosur, klubi do të ketë mundësi ta regjistrojë argjentinasin në La Liga së bashku me afrimet e tjera të merkatos së kësaj vere: Serxho Aguero, Erik Garsia, Memfis Depaj dhe Emeroson Rojal. Barça shpreson që gjithçka të jetë zgjidhur përpara ndeshjes e trofeut “Joan Gamper” kundër Juventusit të dielën.

Mesi mund të jetë i pranishëm në stadium ku bëhet prezantimi i skuadrës përpara nisjes së ndeshjes dhe ku kapiteni mban fjalën e rastit për sezonin e ri përpara tifozëve. Akordi verbal mes Mesit dhe Barcelonës është arritur prej kohësh. Numri 10 do të firmosë një kontratë 5-vjeçare në “Camp Nou”, por do t’i përgjysmohet rroga.

MË SHUMË AFRIME
Barcelona do të përfitojë rreth 270 milionë euro mbështetje financiare pas marrëveshjes së La Ligës me fondin “CVC”, 15% e së cilës mund të investohet në skuadrën e parë. Injektimi i këtyre parave do t’u lejojë atyre që të shpenzojnë më shumë për rrogat e skuadrës dhe ndoshta bërë transferime të tjera deri në fund të merkatos verore, e cila mbyllet më 31 gusht.

Me klubin që është ende duke kërkuar skuadra të interesuara për lojtarë si Umtiti, Pjaniç dhe Breithueit, Barcelona mund të jetë ende në një pozicion që mund të bëjë afrime të tjera për skuadrën e Kumanit, diçka që pak muaj më parë dukej e pamundur.

Related posts

Elisabetta Galimi ”hajmalia” e Juventusit (FOTO)

Sadik.Autor

Liga e Europës, Kroacia mposht 3-0 Shqipërinë, ndërlikohen pozitat e kuqezinjve

Sadik.Autor

NUK MENDOHET DY HERË/ Pas golit me Zvicrën, Ajeti: Shqipërinë nuk e kam menduar kurrë

Isa.Autor

Leave a Comment