Futboll Sport

“MIRUPAFSHIM” INTER/ Lukaku te Çelsi për 128 milionë euro

E ardhmja e Romelu Lukakut duket gjithmonë e më larg Milanos. Pas deklaratave të klubit se sulmuesi ishte i pashitshëm dhe fjalëve të vetë belgut ku pohonte dashurinë e tij për Interin, gjërat kanë ndryshuar në 48 orët e fundit.

Situata e vështirë ekonomike te zikaltrit, e cila u pasua me dorëheqjen e Antonio Kontes fillimisht dhe më pas me largimin e Ashraf Hakimit, duket se do të ketë një tjetër të sakrifikuar të madh. Madje, pas vetëm 3 muajsh nga fitimi i “Scudettos”, ndjenja që mbizotëron tashmë në Milano është pasiguria për të ardhmen.

OFERTA E DUHUR – Vetëm të hënën klubi refuzoi 100 milionë euro plus kartonin e Markos Alonsos, por dje ka ardhur oferta e duhur: 120 milionë euro, plus 8 milionë në formë bonusesh, të cilat bënë Interin, por edhe Lukakun që të ngrejë përfundimisht duart dhe të dorëzohen. Tek Interi arkat kanë kohë që qajnë, por ky operacion duket se është ai i duhuri për të lehtësuar plagët financiare post-COVID. Në të njëjtën kohë vetë Romelu Lukaku do të përfitonte në Londër dyfishin e pagës aktuale që merr në Milano (8.5 milionë në sezon), konkretisht: 265 mijë euro neto në javë ose e thënë ndryshe 12 milionë neto, plus 3 milionë të tjera në formë bonusesh.

Me këto shifra, gjiganti belg do të shndërrohej në më të paguarin e historisë te Çelsi, ndonëse prapa këtij divorci fshihen tema të tjera të nxehta ekonomike. Ajo më e rëndësishmja është se Interi i detyrohet ende 55 milionë euro të tjera Junajtidit pas akordit që e solli në Milano. Sipas tabloidit britanik “The Sun”, “Djajtë e Kuq” përveç 55 milionëve presin edhe një shifër prej të paktën 5-6 milionësh të tjera, duke qenë se pjesë e klauzolës së shitjes së Lukakut ka qenë edhe një 4- 5-përqindësh i ruajtur nga Junajtidi në rast të një shitjeje në të ardhmen. Shkurt, në fund si Interi, ashtu sikurse edhe Mançesteri do të përfitonin pak a shumë të njëjtën shifër nga ky akord mes “Big Rom” dhe kampionëve të Europës.

MALL PËR LONDRËN – Por, përveç të gjitha çështjeve ekonomike, pas këtij ndryshimi që Romelu kërkon të bëjë, më saktë për rikthimin e tij në Londër, qëndron edhe malli për Anglinë dhe një bast i hapur që ka mbetur nga e kaluara. Nëse Lukaku u largua nga Çelsi pa pasur mundësinë që të tregojë asnjëherë cilësitë e tij të vërteta, ato që e gjithë Europa dhe bota shijuan tek Interi, kjo nuk erdhi për faj të tij, por të Zhoze Murinjos që e largoi. Familja e tij gjithmonë ka dashur që të jetojë në Londër dhe këmbëngulja që ka treguar këto javë Çelsi që ta rikthejë kanë bërë punën tjetër. Pastaj, duke parë mënyrën se si Interi po çmontohet dita ditës, duke larguar pikësëpari njeriun me të cilin kishte lidhur më shumë ish-trajnerin, Antonio Konte, Lukaku e di mirë se nuk mund të synojë sezonin e ardhshëm si në kampionat, por akoma më shumë në Europë, ato çfarë mund t’i garantojnë pikërisht mbajtësit e fronit kontinental. Dhe në këtë pikë divorci u bë i pashmangshëm.

Related posts

DUAN CHAMPIONSIN/ MILANI panë “mesfushorit vrasës”, emri i madh vjen nga Anglia

Isa.Autor

Çmenduri me fanellat e Ronaldos/ Juve ka shitur aq shumë sa mund të blejë MILANIN

Isa.Autor

PAS GOLIT/ Jo vetëm femra NUDO por edhe një qen ju bën m***n në fushë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment