Futboll Sport

HESHTJE E “FRIKSHME” PUSHTON GRUPIN KATALANAS PAS LARGIMIT TË MESSIT/ Çfarë fshihet pas qetësisë së shokëve të skuadrës

Në kushte normale, tani rrjetet sociale do të përmbyteshin me mesazhe lamtumire dhe homazhe nga të gjitha llojet nga futbollistët e Barcelonës për Leo Messin, por kjo s’po ndodh, të paktën jo deri më tani.

Asnjë lojtar nuk ka folur apo shprehur mendim pasi klubi konfirmoi se Messi do të largohet nga Barcelona pas 18 vitesh.

Shokët ende nuk i kanë dhënë lamtumiren, madje as Pique e as Roberto.

 

 

Fbl Esp Liga Barcelona Valladolid

Të vetmit që kanë reaguar kanë qenë ish-shkokët e skuadrës Cesc Fabregas dhe Carles Puyol, të cilët e kanë falënderuar për gjithçka, duke i uruar më të mirat.

[yol

Por te Barcelona, për momentin është heshtje totale, që sipas mediave spanjolle, mund të ketë një prapavijë befasuese.

 

Madje në Spanjë raportohet se Barça mund ta ketë bërë këtë veprim për t’i bërë presion LaLigës që ta ndihmojë dhe ta mbajë ende Messin, pasi sipas tyre, vetë gjendja e rëndë ekonomike s’po ia mundëson, pasi akordi është mes dy paleve.

 

Sido që të jetë, numri një i klubit, Joan Laporta do të dali sot dhe të flas për të sqaruar gjithçka.

Related posts

ËSHTË LIDER TEK JUVENTUS/ Dybala: Shenjën time shiheni të premten mbrëma

Isa.Autor

PAMJET/ Momenti i dyshimtë që i dhuroi fitoren Spanjës ndaj Shqipërisë, shikoni pozicionin e Zhordi Albës te goli i dytë

F.autor

“ËNDRRA” QË REALIZOHEN/ Kur Kutrone kërkonte foto me Higuain 4 vjet më parë

Isa.Autor

Leave a Comment