Futboll Seria A Sport

111-VJETORI I INTERIT/ Presidenti i klubit “Zikaltër” mesazh: Të bazohemi tek respekti dhe bashkimi, për të qenë…

Më rastin e 111-vjetorit të themelimit të Interit, presidenti Steven Zhang ka dhënë një intervistë të gjatë, ku flet për lavdinë e një prej ekipeve legjendare të futbollit italian. Gjithsesi, gjatë deklaratës së publikuar edhe në faqen zyrtare të klubit zikaltër ka edhe një mesazh për sulmuesin argjentinas Mauro Icardi. Edhe pse emri i kapitenit të Interit nuk përmendet konkretisht, mesazhi që Zhang jep përmes fjalëve të tij është i qartë.

“Ky klub ka disa vlera që duhen respektuar nga të gjithë. Ato janë vlera që bëjnë pjesë në klubin tonë prej dekadash, për të cilët të gjithë ne jemi krenarë. Sot është e rëndësishme të marrim një qëndrim unik dhe ne kemi ndërmend të bazohemi te respekti dhe bashkimi, për të qenë një familje e vetme dhe jo të ndarë”, shkruan Zhang.

Më tej, presidenti kinez i Interit sqaron: “Sot festojmë 111-vjetorin e Interit dhe është e rëndësishme që të mbajmë të paprekura motivimin tonë dhe të atyre që kanë shtyrë themeluesit e këtij klubi të nisin këtë aventurë më shumë se një shekull më parë”, shkruan Zhang.

Related posts

E PABESUESHME/ Angli-Zvicër do të TRANSMETOHET BARDHEZI, ja aryeja e veçantë

Isa.Autor

Manchester City përmbys rezultatin, dopietë për Sane (VIDEO)

Isa.Autor

FITOJNË SFIDËN E FUNDIT NË “SAN SIRO”/ Piatek dhe Suso ngjisin Milanin në vendin e katërt

Delo.autor

Leave a Comment