Futboll Sport

“JAM I TRISHTUAR”/ Laporta në reagim zyrtar: Leo donte të qëndronte te Barça, por vjen një moment dhe duhet…

Presidenti i Barcelona-s, Joan Laporta, ka shpjeguar në një konferencë për shtyp arsyet pse nuk mund të arrihej një marrëveshje Me Leo Messi-n për rinovimin e kontratës.

“Leo donte të qëndronte te Barça. Ne donim që ai të qëndronte. Ai është lojtari më i mirë në botë dhe ka oferta të tjera, natyrisht”, ka thënë numri një i katalanasve.

“Pas gjithë këtij procesi, vjen një moment kur duhet të thuash ‘mjaft’. Duhet të anlalizosh dhe të shikosh numrat. La Liga ka rregulla dhe ne nuk mund t’i respektonim”, ka shtuar Laporta.

“Leo meriton gjithçka. Ai e ka treguar se e do Barcelona-n. Ai i ka rrënjët në Barcelonë. Jam i trishtuar, por i bindur se kemi bërë gjënë më të mirë për Barcelona-n”.

Related posts

Borussia Dortmund nënshkruan me mbrojtësin e Juventus!

Sadik.Autor

DUAN TITULLIN/ Nga Vidali te Modrici, e gjithë e vërteta pas “ëndrrës” zikaltër

Isa.Autor

Francë-Kroaci/ Formacionet zyrtare: Të gjithë yjet zbresin në fushë për trofeun

Isa.Autor

Leave a Comment