Futboll Sport

“PO DERDHIN LOTË KROKODILI”/ Babai i Messit hedh akuza të forta ndaj klubit: Është mirë për Barçën që ne të mos vazhdojmë

Gazetari spanjoll David Bernabeu, i cili u nis menjëherë për tek shtëpia e Messit pas lajmit për largimin e tij, zbuloi se Jorge Mesi, babai i sulmuesit argjentinas, ka hedhur akuza të forta ndaj drejtuesve të klubit.

Ai ka thënë se “është mirë për Barçën që ne të mos vazhdojmë” dhe se ata po derdhin “lot krokodili”. Sipas gazetarit të Deportes Cuarto, babai i Messit nuk ishte i befasuar me lajmin që djali i tij nuk ka vazhduar me klubin.

Mesi ka qenë pjesë e Barcelonës për 21 vite. “Pleshti” i qëndroi besnik klubit që e rriti si futbollist në momentet më të vështira, por deklarata zyrtare e Barçës mbrëmjen e djeshme nuk i ka pëlqyer aspak Messit dhe njerëzve pranë tij.

Related posts

Gasperini akuzon për komplot pas skualifikimit: Më kërcënuan!

Sadik.Autor

PIKANTE/ “Shihemi te dhomat”: Balaj tërbon BALE. Tifozët pushtojnë fushën, rrethohet…(FOTO)

Isa.Autor

NDRYSHIM TEK REAL MADRID/ Perez përgatit “Los Blancos” për revolucion

Isa.Autor

Leave a Comment