Futboll La Liga Sport

LARGIMI I MESSIT NGA BARCELONA/ Kempes: La Liga ka marrë fund. As Mbappe nuk e shpëton dot

Lamtumira e Lionel Messi-t nga Barcelona ka tronditur botën e futbollit.

Edhe Mario Kempes, ish-kampion i botës me Argjentinën në 1978-ën, ka dhënë mendimin e tij në lidhje me gjendjen në të cilën ndodhet futbolli spanjoll.

“Nuk e di si kanë shkuar gjërat, por sigurisht duhet ta kesh Messi-n në ekip nëse do të fitosh. Njëkohësisht duhet të bësh llogaritë me një situatë të vështirë financiare. Kështu që ose largon shumë lojtarë për të mbajtur Messi-n ose…”, ka thënë Kempes për Mundo Deportivo.

“La Liga nuk do të ketë më një Cristiano Ronaldo dhe nuk do të keyë një Messi tjetër. Mund të vijë Mbappe ose një tjetër. Por nuk do të jetë kurrë e njëjta gjë në krahasim me ata dy përbindësha që kanë jetuar 10-12 vite në La Liga. Mbappe nuk do të krijojë kurrë tërheqjen që krijonin ata të dy. Futbolli spanjoll është Messi dhe ka marrë fund…”.

Related posts

RISI/ U transferua në Francë, klubi prezanton blerjen me… “videolojë” (VIDEO)

Isa.Autor

E PABESUESHME/ Tërbohet Federata Angleze, komisioni shpall MOURINHON të…

Isa.Autor

Barca kërkon Xavi-n e ri, Pique pretendon një yll në mbrojtje

Sadik.Autor

Leave a Comment