Futboll Seria A Sport

ERIKSEN VIZITON INTER-IN/ Menaxheri zbulon të vërtetën mbi rikthimin e mesfushorit danez

Christian Eriksen është kthyer në Appiano Gentile për të vizituar Inter-in. I buzëqeshur dhe i qetë pas frikës së madhe në Euro 2020.

Është e vështirë të kuptohet nëse dhe kur do të kthehet të vrapojë në fushë, por në orët e kaluara kanë ardhur disa lajme sipas të cilave Eriksen u ka thënë shokëve të skuadrës se kishte ndërmend të kthehej në fushë pas 4-5 muajsh.

I ftuar në TV2Sport, menaxheri i Eriksen, Martin Schoots, ka sqaruar se koha e rikuperimit të danezit nuk është ajo për të cilën është shkruar.

“Nuk e kam dëgjuar kurrë Eriksen të thotë se ka dëshirë të kthehet pas katër ose pesë muajsh. Inter është i gëzuar që e shikon në formë të mirë. Qëllimi i tij është të jetë në formën më të mirë të mundshme si baba, burrë, djalë, vëlla dhe mik. Nuk ka asnjë program dhe asnjë presion”.

Për të kuptuar se cila do të jetë e ardhmja e lojtarit do të duhet të priten shumë teste dhe kontrolle të tjera mjekësore.

Related posts

I JASHTËZAKONSHËM/ Willian zhbllokon sfidën ndaj Tottenham me një “MAGJI” (VIDEO)

Delo.autor

“NUK JAM I GATSHËM TË LUAJ…”/ Legjenda Pele shtrohet në spital

Delo.autor

Shkëlqejnë Durant e Thompson, Golden State mposht sërish Spurs

Sadik.Autor

Leave a Comment