Futboll Seria A Sport

PAS KALIMIT TË LUKAKUT TEK CHELSEA/ Brozovic apo Perisic, largimi i radhës nga Interi?

Shitjet nuk kanë përfunduar në Inter pasi që raportet thonë se Marcelo Brozovic apo Ivan Perisic janë po ashtu në shitje nga klubi

Achraf Hakimi është larguar nga PSG dhe Romelu Lukaku pritet të kryejë testet mjekësore sot në Milan para se të largohet për në Stamford Bridge për 115 milionë euro.

Thathethemet thonë se edhe oferta e 70 milionë për Lautaro Martinez është në zyrat e inter nga Atletico Madrid dhe Tottenham Hotspur kurse edhe Arsenali mund të bëjë ofertë për të, por Inter nuk dëshiron për momentin ta lejon largimin e sulmuesit.

Kjo nuk do të thotë se lojtarë të tjerë të skuadrës janë të sigurt, pasi që TeleLombardia raporton këtë mbrëmje që s’paku edhe një lojtar do të largohen e ku në listë janë dy kroatët, Brozovic dhe Perisic.

Dy kroaten kanë kontrata deri në qershor të vitit 2022 dhe negociatat për një rinovim nuk shihen në horizont. Kështu që në vend që t’i humbet ata pa para, atyre i është thënë që të gjejnë ndonjë klub të ri. Brozovic shënoi në ndeshjen miqësore kundër Parmës brenda dhe është më i pëlqyer nga tifozët. Ai ju bashkua Interit më 2015 nga Dinamo e Zagrebit. /GazetaExpress/

Related posts

Zbllokohet sfida/ Insigne dërgon Napolin në avantazh me një SUPERGOL (VIDEO)

Isa.Autor

BËN PARASHIKIMIN PËR EURO 2020″/ Muourinho: Është e vështirë tu gjesh dobësi, ju tregoj skuadrën pretendente

Delo.autor

“JAM NË SHTËPI”/ I uritur për trofe, Ronaldo rikthehet në “pallatin e ëndrrave” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment