Futboll Premier League Sport

NUK NDALET ME GODITJET/ Manchester City ofron Bernardo Silva-n dhe shumën e “çmendur” për bomberin …

Mançester Siti është gati të ofrojë kartonin e Bernardo Silvës për të ulur pretendimet e Totenhemit për sulmuesin Herri Kejn, por nuk do të pranojë për asnjë arsye që të paguajë kesh 150 milionë paundët që kërkon Daniel Levi për kapitenin e kombëtares angleze.

Rahim Sterling ishte një tjetër opsion që të përfshihej në këtë marrëveshje, por sulmuesi ka refuzuar, ndonëse 12 muajt e tij të fundit në “Etihad” kanë qenë më të vështirët e karrierës së yllit të Anglisë. Kampionët e Premier Ligës, të cilët e kanë thyer rekordin e transferimit më të shtrenjtë në Angli javën e shkuar, me transferimin e Xhek Grilishit nga Aston Vila (100 milionë paund), ofruan 100 milionë paund edhe për Herri Kejnin përpara se të niste Europiani, por nga ana tjetër morën një refuzim kategorik.

“Qytetarët” do të rikthehen me një tjetër ofertë, e cila mbërrin deri në 130 milionë paund plus kartonin e Bernardo Silvës, por nuk do të ofrojnë kurrë 150 milionë paund për “Këpucën e Artë” të Premier Ligës. Ata i vlerësojnë pretendimet e Daniel Levit shumë të ekzagjeruara, pavarësisht se kontrata e Kejnit skadon në verën e vitit 2024.

Sulmuesi është rikthyer në klub vetëm ditën e shtunë dhe pas miqësores së djeshme kundër Arsenalit, trajneri Nuno Espirito Santo konfirmoi se do të flasë me të për të ardhmen ditën e sotme.

Kejn është duke bërë karantinën pas rikthimit nga pushimet dhe aktualisht po stërvitet vetëm në palestër. Ai nuk është takuar ende me trajnerin e ri që kur ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga “Spërsat”.

Siti është favorit për të siguruar shërbimet e yllit të Totenhemit dhe Pep Guardiola nuk e fshehu dëshirën për ta pasur nën urdhrat e tij.

Related posts

U TRANSFERUA TEK KURBINASIT/ Ish-mesfushori i Tomorit: Laçi, shansi për të treguar vlerat e mia

Delo.autor

PO SHKËLQEN ME VERONËN/ Mbrojtësi Kumbulla zgjidhet përkrahë emrave të mëdhenj në 11-shen e Serisë A (FOTO)

Delo.autor

FRYMËZUAR NGA FJALIMI I TUCHELIT/ Mbappe dhe gara me deve që po çmend internetin (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment