Futboll Sport

PRESIDENTI I PSG-SË PREZANTON MESSIN/ Al-Khelaifi: Është e pabesueshme ajo që kemi bërë

Nasser Al-Khelaifi, presidenti i PSG-së, ka hapur konferencën për shtyp të prezantimit të Lionel Messi-t.

“Është një ditë e mrekullueshme dhe historike për klubin”, ka thënë ai. “Leo e bën futbollin magjik, të bukur”.

Më tej, numri një i PSG ka thënë:

“Jam shumë i gëzuar dhe krenar që prezantoj Leon si lojtarin tonë, është një ditë historike për klubin dhe botën e futbollit.

Leo është i vetmi që ka fituar gjashtë herë Topin e Artë, i ka dhuruar magjinë e tij futbollit dhe do të jetë shumë bukur për të gjithë tifozët e PSG dhe gjithë botës.

Është e pabesueshme ajo që kemi arritur të bëjmë”.

Related posts

SLAVIA PRAGA NUK PRANOI TË ULEN NË GJUNJË/ Sulmuesi i Arsenalit i qëndron përpara syve. Shikoni pamjet që bënë xhiron e rrjetit

Delo.autor

Formacionet e mundshme, Teuta-Lushnja/ Bregdetarët pa Moçkën, Lushnja nuk ndryshon

Sadik.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Torino-Juventus. Rezultati 0-1

Delo.autor

Leave a Comment