Futboll Sport

Formacionet e mundshme, Teuta-Lushnja/ Bregdetarët pa Moçkën, Lushnja nuk ndryshon

Shpëtim Moçka do të jetë mungesa e madhe e Teutës. Portieri vlonjat në dy seancat e fundit nuk është stërvitur me grupin për shkak të një viroze. 28-vjeçari ka qenë me temperaturë të lartë dhe do të humbasë këtë takim. Në vend të tij do të aktivizohet portieri i Kombëtares U-21, Elhan Kastrati, i cili në pjesën e dytë të kampionatit ka qenë në stol. Moçka e ka treguar veten në pjesën e dytë të sezonit, jo vetëm si portier, por edhe si golashënues.

Lushnja vazhdon të luajë me të njëjtin formacion. Gjyla nuk eksperimenton shumë, dhe duket se do të kërkojë të ruajë grupin për vitin tjetër që ekipi do të militojë në kategorinë e parë. Ekipi ka treguar javët e fundit se nuk e ka braktisur garën dhe i ka hapur punë kujdo që është përballur.

 

Related posts

“QATAR 2022″/ Stadiumi “Air Albania” bëhet gati për ndeshjen me Anglinë, shikoni çfarë ndodh me fushën (VIDEO)

Delo.autor

SHKËMBIMI I BUJSHËM ICARDI-DYBALA/ Ja çfarë thotë drejtori sportiv i Juventus

Delo.autor

E PABESUESHME/ Derrat e egër në fushë, lojtarët në arrati dhe terreni i shkatërruar (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment