Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ SHAMROK PËR CONFERENCE LEAGUE/ Arapi: Do të bëjmë një ndeshje duke tentuar kualifikimin

Renato Arapit nuk i kanë pëlqyer kritikat që ka dëgjuar kohët e fundit ndaj Teutës. Kapiteni i durrsakëve, në konferencën për shtyp para ndeshjes me Shamrokun për turin e tretë të Ligës së Konferencës, nuk ka hezituar të shfaqë pakënaqësinë e tij ndaj të gjithëve që kanë ngritur dyshime rreth lojës së durrsakëve, të cilët për herë të parë kanë arritur në turin e tretë të një turneu ndërkombëtar.

“Shamroku nuk është skuadër e dorës së dytë siç është përfolur para ndeshjes. Është skuadër e mirëorganizuar dhe me lëvizje të automatizuara. Edhe ne kemi një skuadër cilësore dhe kompetitive, pjesa më e madhe e futbollistëve kanë eksperiencë në Kupat e Europës. Do të bëjmë një ndeshje duke tentuar kualifikimin. Kërkohet qarkullim i shpejtë i topit dhe ndërrim krahu. Shpresojmë t’ia dalim, sepse për këtë gjë jemi përgatitur.

Duhet të përpiqemi të shënojmë golin e parë, pastaj duke parë duke bërë, sepse çdo ndeshje është histori më vete dhe ka vështirësitë e veta brenda. Nuk duhet të kemi trysninë e golit të shpejtë, sepse kjo pastaj mund të na çekuilibrojë në fushë.

Për të thënë të vërtetën, niveli i kampionatit shqiptar ky është, nuk duhet të presim që të kalojmë me lehtësi në grupe. Ndoshta në takimin e parë nuk ishte vlerësuar si duhet skuadra nga Andorra, por rezultoi ndryshe në takimin e dytë. E rëndësishme për ne futbollistët dhe klubin është të kalojmë Shamrokun, sepse është hera e parë që kemi arritur në raundin e tretë”, tha Arapi para gazetarëve.

Related posts

Conte tallet me Moratan: Ai ishte zëvendësues edhe në Real e Juventus

Q.Autor

SALAH I JEP FANELLËN/ Por befasohet nga dhurata “MISTERIOZE” e tifozes egjiptiane (VIDEO)

Isa.Autor

Monaco fiton ndaj Nanten dhe “blindon” vendin e dytë

Sadik.Autor

Leave a Comment