Futboll Premier League Sport

Premier League ul siparin, Manchester City synon rekordin e 100 pikëve

Sot Premier League ul siparin për sezonin 2017-2018. Pak objektiva të mbetur në lojë. Kush do të shkojë në Champions League mes Liverpoolit dhe Chelsea-it dhe kush do të rrëzohet nga kategoria mes Swansea dhe Southamptonit? Shenjtorët dhe The Reds janë shumë të avantazhuar për të arritur objektivat e tyre. Liverpoolit do t’i mjaftonte një barazim ndaj Brighton që e ka siguruar shpëtimin për të bërë të pavlefshme edhe një fitore të mundshme të Chelsea-it ndaj Newcastle.

Ndërkohë Southampton duhet të humbasë me 8 gola diferencë përballjen ndaj Manchester City-it dhe Swansea të mposhtë Stoke që jetë skuadra uellsiane ajo që do të mbijetojë, diçka e pamundur kjo. Në Supersport në orën 16:00 do keni mundësi të ndiqni live sfidat Southampton-Manchester City dhe Manchester United-Watford. City synon fitoren në St Mary për të arritur edhe objketivin e fundit që i ka mbetur në këtë sezon të kapë kuotën e 100 pikëve në Premier League duke vendosur një rekord historik. Sot në mbrëmje luan edhe Barcelona që sfidon Levanten në transfertë në një sfidë që luhet thjeshtë për statistika dhe për të respektuar kampionatin.

Related posts

GOLI NË DERBIN E MADONINËS/ Ja çfarë tha Lukaku para kamerës… (VIDEO)

Delo.autor

E PABESUESHME/ Panucci para ndeshjes me Skocinë “sulmon” lojtarët: Duket sikur janë të shurdhët…

Isa.Autor

PAS SHERRIT TË BUJSHËM/ Një ndeshje pezullim nga gjykatësi sportiv, por Ibra-Lukaku rrezikojnë prokurorinë

Delo.autor

Leave a Comment