Futboll

E bujshme/ Azamoah e Lishtajner drejt largimit, Juvja hedh sytë nga Hysaj

Nga zërat e merkatos te biseda konkrete. Elseid Hysaj duket se nuk do të qëndrojë shumë gjatë te Napoli. Jo për shkak të pakënaqësisë mes palëve, por për të bërë kalimin në një skuadër të madhe. E radhës, për të cilën kanë dalë edhe biseda konkrete mes klubit dhe menaxherit të futbollistit, është Juventus.

Skuadra, me të cilën Hysaj dhe napolitanët po duelojnë për të fituar Serinë A, mund të jetë destinacioni i shqiptarit në të ardhmen. Një lajm i tillë publikohet nga “Il Matino”, një prej mediave më pranë skuadrës së shqiptarit. Në një artikull, kjo e përditshme italiane, i referohet dëshirës së bardhezinjve për të përforcuar linjat e mbrojtjes me një lojtar polivalent si Hysaj.

Për faktin se në tri vite te Napoli, por edhe më parë tek Empoli, Elseid Hysaj ka luajtur mjaft mirë si anësor i majtë, por edhe i djathtë. E përditshmja italiane bën me dije se drejtuesit e bardhezinjve kanë kthyer sytë nga shqiptari dhe se merkato e verës mund të sjellë ndryshime, edhe pas lajmeve për largim të Azamoah apo edhe për të zëvendësuar Lishtajner.

Si për ta faktuar këtë transferim, është vetë menaxheri i shqiptarit, i cili bën me dije edhe bisedimet mes palëve. “Në verë kemi pasur një bisedë të shkurtër. Kjo për faktin se Elseid ishte i përqendruar me Napolin në projektin e Sarrit. Unë uroj që ta konkludojë me fitoren e titullit këtë aventurë trevjeçare.

Ambienti te Napoli është maturuar dhe të gjithë kanë dëshirë për titullin. E besojnë atë. Pastaj, pas një aventurë trevjeçare, është momenti për të menduar një të ardhme të rëndësishme”, është shprehur Mario Xhiufredi, menaxheri i mbrojtësit të Kombëtares shqiptare.

Në verën që lamë pas, të gjithë futbollistët e Napolit vendosën në unanimitet për të ruajtur grupin dhe për të qëndruar në skuadër me synimin madhor për të triumfuar në Serinë A.

Related posts

SPEKULIMET PËR LARGIMIN NGA EKIPI/ Gatusso: Po e mbaj shumë afër vetes, ne jemi…

Isa.Autor

Argjend Malaj ”thumbon” rivalët, Avdyli kyç portën

Sadik.Autor

PROVOKIMI/ Evra TALL KEQ Bonuccin për MILANIN: Atje ku ishe, tr… do luaje në Champions (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment