Futboll

LIVE/ Ceremonia e lamtumirës së Astorit, dyndje njerëzish në Firence. Të gjithë nderojnë kapitenin

Mijëra tifozë, miq, familjarë dhe futbollistë të njohur po i japin lamtumirën e fundit Davide Astorit.

Bota e futbollit italian sot do të bëhet bashkë për t’i dhënë respektin e fundit kapitenit të Fiorentinas, Davide Astori.

Në orën 10:00 do të zhvillohet funerali në Bazilikën “Santa Croce” ku pritet të bëhen homazhet në nder të lojtarit që humbi jetën ditën e diel si pasojë e një arresti kardiak.

Me mijëra tifozë do të qëndrojnë në Piazza dhe shumë të tjerë në tribunat e stadiumit Artemio Franchi.

Tifozët nuk do të lejohen në Basilica di Santa Croce ku do të qëndrojë arkivoli i tij, ndërsa mediat janë të lejuara vetëm në Piazza Santa Croce dhe Via Antonio Magliabechi.

Trupi do të shkojë në San Pellegrino, vendlindja e kapitenit të Fiorentinës.

Italiani Davide Astori të dielën u gjet i vdekur në hotel pak orë para ndeshjes me Udinesen, duke shokuar botën e futbollit.

Related posts

FESTË E MADHE NË AIR ALBANIA/ Shqipëria ndëshkon Poloninë me një perlë të Asanit

F.autor

MBRETI I FUTBOLLIT/ Zbuloni mesazhi e PELE për RONALDON në debutimin kundër…

Isa.Autor

E BUJSHME NË SERIE A/ Ish-presidenti i Romës përgatit ofertën për të blerë klubin tjetër italian

Delo.autor

Leave a Comment