Futboll Sport

KONTE DREJT SKUADRËS SË PREMIER LIGËS/ Ylli i Interit joshet nga ideja e ribashkimit me ish-trajnerin

Dëmtimi i së premtes ka ardhur si me porosi për Lautaro Martinezin. Ai do të mungojë të shtunë kundër Xhenoas, por gjatë këtyre ditëve do të ketë mundësi të meditojë me gjerësisht për të ardhmen e tij.

KONTE LAUTARO
Me kontratën në skadencë në vitin 2023, argjentinasi është në qendër të bisedimeve për rinovimin.

Zikaltrit janë gati t’i mundësojnë një rrogë në lartësinë e duhur e cila do ta qetësojë lojtarin, por njëkohësisht do të zmbrapsë edhe klubet e interesuara për shërbimet e tij.

Menaxheri i “Demit” ka theksuar së fundmi dëshirën për të mbetur në Milano, por rrugët e merkatos nuk kanë fund e çdo gjë mund të ndryshojë.

Sidomos nëse Lautaro ndjek shembullin e Lukakut dhe transferohet në Londër.

Në kryeqytetin anglez e pret Arsenali që javën e kaluar ishte gati të shpenzonte thuajse 100 milionë euro.

Ambicia e pengon 24-vjeçarin të lërë Italinë për “Topçinjtë”, por nëse këta të fundit punësojnë Konten, atëherë Lautaro do ta shihte me një tjetër sy ofertën londineze.

Në sezonin e kaluar lidhja me trajnerit dhe bomberit u forcua shumë, ndaj për largimin e tij mund të mjaftojë një bisedë me strategun krah të cilit fitoi titullin në sezonin e kaluar.

Shitjet dhe kriza e Interit mund të ndikojnë keq në bisedimet për rinovim, duke e detyruar klubin ta shesë nëse transferimi kërkohet nga vetë numri 10.

Shumë do të varet nga vendimi i Arsenalit që nëse vendos t’i besojë Kontes, mund të tentojë një plaçkitje në Milano për të rrëmbyer “Demin” argjentinas.

Related posts

“NË 2013 NUK PATA MUNDËSINË QË TË STËRVIS MANCHESTER UNITED”/ Ancelotti zbulon prapaskenën: Ja pse nuk u realizua…

Delo.autor

Juventusi e ka seriozisht me RONALDON, gati oferta e parë zyrtare nga bardhezinjtë

Isa.Autor

“FITORJA ËSHTË DETYRIM NDAJ BESËS”/ Sulmuesi i Flamurtarit: Në Kategorinë e Parë luhet futboll i fortë

Delo.autor

Leave a Comment