Futboll Sport

MERR FUND PRITJA! Elseid Hysaj ZYRTARIZOHET tek…Lazio!

Merr fund pritja e stërgjatë, Lacio ka zyrtarizuar më në fund Elseid Hysajn. Nëpërmjet një postimi në faqen e “Facebook”, klubi kryeqytetas ka njoftuar se Hysaj, Felipe Anderon dhe Luka Romero janë afrimet më të reja në klub.

Vlen të theksohet fakti se mbrojtësi shqiptar, ka afro 1 muaj që është pjesë e skuadrës së Mauricio Sarrit, duke u stërvitur rregullisht. Për shkak të disa problemeve burokratike, Hysajt iu desh të priste për zyrtarizimin.

Të kaltërit zyrtarizuan gjithashtu paraditen e sotme edhe futbollistin spanjoll Pedro, i cili u “braktisi” Romën, për t’iu bashkuar rivalëve të Lacios. Kishte plot 40 vite që një futbollist i Romës nuk i bashkohej Lacios dhe anasjelltas.

Related posts

SPEKTAKOLAR/ GOLIN më fantastik në historinë e futbollit e shënon një AUSTRALIAN (VIDEO)

Isa.Autor

Nëse shkarkohet Conte, Chelsea duhet të paguajë 37 mln euro dëmshpërblim

Q.Autor

LIVE/ Kamza-Partizani: Zhbllokohen shifrat, Jasir Asani nderon “demat” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment