Futboll Sport

“NDARJA” ME MILANIN/ Flet Donnarumma: U largova sepse ambiciet tona ishin të ndryshme dhe…

Gianluigi Donnarumma është plot energji dhe mezi pret të debutojë te PSG. Pasi fitoi “Euro 2020” si protagonist me ekipin kombëtar, në moshën 22 vjeç, dhe u zgjodh lojtari më i mirë i turneut, portieri i lindur më 1999 fluturoi për në Paris në fund të pushimeve disa ditore, për të filluar zyrtarisht aventurën e tij të re.

Numri një do të duhet të luftojë me Keylor Navas për pozicionin e titullarit, ndërsa në stërvitje do të duhet të ndalojë një treshe të tmerrshme, atë Messi-Mbapé-Neymar, e cili nuk lë asnjë mbrojtje në Francë dhe Europë të flejë e qetë.

Në një intervistë të gjatë dhënë mikrofonave të “Corriere dello Sport”, Donnarumma trajtoi tema të ndryshme, përfshirë vuajtjet dhe diskutoi lamtumirën ndaj Milanit, klubit ku lindi dhe u rrit në futboll: “Nuk do të doja të flisja për sezonin e kaluar, nuk do të kishte kuptim sot, le ta ndryshojmë temën. Kam kaluar tetë vite në Milano, ishte shtëpia ime. Kam jetuar momente të mrekullueshme atje

Milani më emocionon edhe sot, kam respekt të madh për njerëzit që punojnë atje. Edhe për fansat. Kur mësova se drejtori (Gazidis) ishte i sëmurë, i shkrova atij duke i uruar që të kthehej shpejt në Milanello, vendin e tij… Jeta është e përbërë nga zgjedhje, ne kishim ambicie të ndryshme. Unë do të mbetem tifoz i Milanit përgjithmonë”.

Në zgjedhjen e Gigio, ambicia luajti një rol themelor: “Tetë vite nuk harrohen, por më duhej të ndryshoja që të rritesha, të përmirësohesha dhe të bëhesha më i forti. Ndjeva nevojën për hapësira të reja, realitete të reja”.

Natyrisht, u kritikua për largimin nga Milani, tashmë e kishte provuar këtë edhe më 2017. Me rastin e “Euro U-21”, Donnarumma duhej të merrej me protestën e tifozëve, të cilët e quanin “Dollarumma”:

“Ka vendime që duan një kohë më të gjatë pjekurie. Unë kam bërë gjithmonë zgjedhje profesionale. Familja ime, të gjithë më ka lënë gjithmonë të lirë dhe më kanë mbështetur. Mino Raiola bëri të njëjtën gjë. Ai respekton dëshirat e klientëve të tij. Më ka asistuar 100 për qind. Natyrisht, ai bën gjithçka për të kënaqur kërkesat e lojtarëve që përfaqëson. Unë u largova nga Milani dhe nuk pata asnjë kontakt me ekipet e tjera, betohem, por isha i sigurt se me një Europian të mirë gjërat do të ndryshonin”.

Related posts

CAS MERR VENDIMIN/ Mesfushori Batha fiton gjyqin për 240 mijë euro. Klubi AEL Larisa rrezikon dënimin e rëndë

Delo.autor

LA LIGA/ Atletico triumfon “manita” dhe nuk lëshon kreun, Sevilla bën detyrën dhe hipotekon Champions

Delo.autor

E HABITSHME/ Guardiola i irrituar edhe pse skuadra e tij shënoi gjashtë gola

Isa.Autor

Leave a Comment