Futboll Sport

“E DASHUROJ…”/ Reagimi i Cikalleshit pas golit në frymën e fundit ndaj ekipit që investoi 2 milionë euro për…

Sokol Cikalleshi është duke kaluar një moment fantastik me skuadrën e Koniasporit në Superligën turke. Bomberi i Kombëtares, realizoi një tjetër gol me peshë, në triumfin 2-1 në javën e dytë të kampionatit, duke ndëshkuar Istanbul Bashakshehirin, klubin që në vitin 2015 investoi 2 milionë euro për ta marrë nga skuadra e RNK Split, futbollistin shqiptar.

Pas ndeshjes, Cikalleshi bëri një status në faqen zyrtare në “Facebook”, duke shkruar: “Çfare emocioni, gol në frymën e fundit dhe fitore! E dashuroj kete sport, e dashuroj kete ekip”.

Këtij shkrimi sulmuesi shqiptar i bashkëngjiti edhe videon e golit të realizuar mbrëmjen e sotme.

Related posts

NGA REKORDI HISTORIK TEK MBIJETESA/ Sadiku e ka të qartë objektivin: Dua të kap shifrën e 15 golave

Delo.autor

Ruud Gullit, akademi futbolli për ata që luajnë videolojërat e FIFA-s

Q.Autor

MILANI NË “GJUMË”/ Cagliari nuk fal dhe kalon në avantazh (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment