Futboll Sport

NDESHJE DRAMATIKE PËR REAL MADRIDIN/ Barazon me vështirësi ndaj Levantes

Levante edhe sonte ka ditur të jetë një dele e zezë për skuadrat e mëdha. Skuadra nga qyteti i Valencias e ka barazuar me 3-3 Real Madridin, në një ndeshje plot spektakël ku u shënuan gjashtë gola. Bale (5) dhe Vinicious Junior (73, 85) shënuan për Real Madridin kurse për Levanten; Roger (46), Campana (57) dhe Rober Pier (79)

Spektakël golash por në fund skuadrat kanë ndarë pikët.

Ky është epilogu i ndeshjes Levante-Real Madrid. Real Madridi e nisi fuqishëm këtë ndeshje ku që në minutën e 5-të do të shënonte Gareth Bale pas asistimit të Benzema.

Me këtë rezultat do të përfundonte pjesa e parë e ndeshjes derisa në pjesën e dytë u shënuan plot pesë gola. Me të filluar pjesa e dytë, Levante do ta hapte lojën. Roger do të shënonte gol në minutën e 46-të pas asistimit të Meleros.

Real Madrid filloi të sulmoi por në një kundërsulm të shpejtë të Levantes vendasit do të kalonin në epërsi ku krosimin e de Frutos me vole e gjuajti Campana për të shënuar gol të bukur në minutën e 57-të.

Reali do të rikthej përsëri në lojë. Kësaj radhe ishte  Casemiro që bëri një pasim fenomenal për Vinicous Jr që shënoi pas një sprinti 30 metra për ta barazuar rezultatin në minutën e 73-të.

Levante nuk do të ndalje. Në minutën e 78-të në lojë do të hynte Enis Bardhi që me të hyrë do të bënte një krosim të bukur në zonë e ku Alaba gabon dhe e dërgon topin të Rober Pier që shënon golin e tretë në minutën e 79-të.

Por, Real Madridi reagon përsëri dhe prapë ishte Vinicous Jr që shënoi një gol të bukur në minutën e 85-të.

Pas golit të pësuar portieri i Levantes, Fernandez bëri një gabim të tmerrshëm duke prekur me dorë topin në mesin e fushës dhe ndëshkuar me karton të kuq.

Real Madridi nuk arriti që të shënoi edhe pse me një lojtar më shumë në fushë, por që nuk arritën që të shënojnë dhe fitojnë këtë ndeshje.

Kjo fitore e ngrit në vendin e dytë Real Madridin në La Liga, pas Atletico Madridit.

Related posts

DHUNA NË KAMËZ/ Reagon shoqata e arbitrave: Nga sot bojkotojmë ndeshjet. Mjaft më me kërcënime!

Delo.autor

UEFA me dorë të rëndë, Atletico pa trajner në finalen e Europa League

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Milan me mungesa, humbet mesfushorin për ndeshjet e ardhshme

Delo.autor

Leave a Comment