Futboll Sport

ZBULON DETAJET/ Romano: Shaqiri, javën e ardhshme lojtar i Lyonit

Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, ka cicëruar tri herë sonte ku ka dhënë detaje të kalimit të Xherdan Shaqiri nga Liverpooli në New York

Kosovari i cili luan për Kombëtaren e Zvicrës, Xherdan Shaqiri pritet që të luajë në Ligue 1 në sezonin e ri.

Sipas Romanos, “Shaqiri ka arritur marrëveshje peronale me Lyon dhe do të nënshkruajë kontratë tri vjeçare.

“Xherdan Shaqiri pritet t’i bashkohet Lyonit nga Liverpooli, e konfirmuar pasi marrëveshje është arritur në mes të dy klube. Kushtet personale janë nënshkruar disa javë përpara dhe kontrata do të jetë tri vite”, ka shkruar Romano.

Shumë e transferit pritet të jetë 12 milionë euro. Liverpool nuk e kishte pranuar ofertën e parë të Lyonit që ishte për rreth gjashtë milionë euro.ç

“Xherdan Shaqiri do të aterojë në Lyon javën që vjen për t’i kryer testet mjekësore”, shkruan tutje gazetari.

“Zyrtares dhe e konfirmuar. Xherdan Shaqiri i bashkohet Olympic Lyonit nga Liverpooli, thuhet në deklaratën e klubit. Marrëveshja në princip është arritur dhe do të kompletohet javën që vjen”.

Related posts

Kjo është atmosfera në Kiev para finales se Ligës së Kampionëve (FOTO)

Sadik.Autor

SULMUESI GNABRY POZITIV ME COVID-19/ Bayern-Atletico Madrid mund të anulohet, UEFA në ankth

Delo.autor

Kështu shprehet Ronaldo për golin e mrekullueshëm me gërshërë kundër Juventusit

Sadik.Autor

Leave a Comment