Futboll Kategoria Superiore Sport

ZYRTARE/ Arrihet marrëveshja, Vllaznia firmos kontratën me sulmuesin brazilian…

Tashmë është zyrtare, sulmuesi brazilian Kaina është futbollisti më i ri i Vllaznisë.

24-vjeçari u përfol ditët e fundit se do t’i bashkohej shkodranëve dhe gjithçka është bërë zyrtare sapo sulmuesi ka zbarkuar në Shqipëri.

Kaina është 24-vjeç dhe luan si qendërsulmues teksa sezonin e kaluar ishte pjesë e Besës në Kategorinë e Parë ku realizoi dhe 7 gola.

Një vlerë e shtuar për Brdariç në sulm i cili tani më ka mundësi zgjedhje në repartin ofensiv. Lajmin e bëri të ditur vetë faqja e Vllaznisë në ‘’Facebook’’.

Postimi i Vllaznisë

➡️ VLLAZNIA FIRMOS ME SULMUESIN BRAZILIAN KAINA
KF Vllaznia bën të ditur se ditën e sotme ka firmosur kontratë me futbollistin brazilian Nunes Da Silva Amarante Kaina. Ai luan në pozicionin e qendërsulmuesit, është 24 vjeç dhe me të është firmosur një kontratë dyvjeçare.
KF Vllaznia i uron mirëseardhjen këtij futbollisti!
Welcome Kaina!🔴🔵

Related posts

TËRMETI TRAGJIK/ UEFA dhe Federata Holandeze letër ngushëllimi për viktimat në Shqipëri

Delo.autor

Tre skuadra “big” duan Mahrez, Leicester e vlerëson 65 milionë euro

Sadik.Autor

MOURINHO MERR “FRYMË”/ Man United vuan, por merr tre pikët ndaj Evertonit

Isa.Autor

Leave a Comment