Futboll Premier League Sport

I SHPËTOI JETËN TIFOZIT/ “Heroi” Reguilon: Pash një person që po i bënte masazh kardiak, ja çfarë i thashë gjyqtarit

Pasditen e sotme, në sfidën Njukasëll-Totenhem, dy futbollistët Erik Dajer dhe Sergio Reguilon shmangën tragjedinë pasi një person kishte pësuar atak kardiak në shkallët e stadiumit.

Ishte Reguijon ai që lajmëroi gjyqtarin të ndalonte ndeshjen për të thirrur stafit mjekësor në ndihmë të tifozët të cili menjëherë iu dha ndihma e parë. Pas ndeshjes, në një intervistë për ‘’The Telegraph’’ reagoi dhe vetë 24-vjeçari Reguijon duke shpjeguar gjithçka.

“Unë pashë një person të shtrirë dhe mund të shihja dikë që po i bënte masazh kardiak. Isha shumë nervoz ndaj shkova te gjyqtari dhe i thashë “Nuk mund të luajmë kështu, të lutem ndal ndeshjen”. Mendoj se ai person është në rregull apo jo? Kjo është më e rëndësishme se çdo gjë”, përfundoi mbrojtësi.

Ndërkohë, për episodin në fjalët foli dhe kapiteni i Totenhemit, Herri Kejn i cili falënderoi dhe tifozët që ndihmuan njëri-tjetrin në shkallët e tribunave.

Kejn “Si fillim, duam t’i bëjmë urimet më të mira personit që ishte në shkallët e stadiumit. Nuk ishte një pamje e bukur për t’u parë por dëgjuam se ai është stabël tani. U jemi mirënjohës skuadrave të emergjencës si dhe tifozëve që i bënë masazh kardiak. Ne e dinim që kishte defibrilator në pankinë ndaj Erik Dajer vrapoi për t’i lajmëruar. Urojme të jetë mirë dhe më të mirë’’.

Related posts

Berisha fluturon si shqiponjë, Dortmundi “fundoset” në shtëpi nga kampionët e Austrisë

Q.Autor

Shpërthen kampioni i trefishtë i Evropës: Jam i vetëm!

Sadik.Autor

Zviceranët/ Falë “SHQIPONJAVE” Xhaka dhe Shaqiri, ne ëndërrojmë të fluturojmë lart

Isa.Autor

Leave a Comment