Futboll Kategoria Superiore Sport

EGNATIA STËRVITET NË STADIUMIN E RI/ Administratori Dranga: Një vlerë e shtuar për këdo që pëlqen futbollin (FOTO)

Egnatia ka nisur dje javën stërvitore në stadiumin e ri nën përkrahjen e tifozëve. Me ekipin dje është përgatitur edhe portieri Urosh Duriç, i cili nesër mund të debutojë në miqësoren e planifikuar me Bylisin.

Administratori klubit rrogozhinas, Olsi Dranga, ka sqaruar për “Panorama Sport” ecurinë e punimeve në stadiumin e ri të Egnatias, që sipas tij do të jetë gati më 11 shtator për sfidën e javës së parë të kampionatit ndaj Kukësit.

“Ndërtimi i stadiumit ishte diçka tepër e veçantë për Rrogozhinën si qytet. Është një vlerë e shtuar për këdo që pëlqen futbollin, pasi do të mbetet për shumë vite gjatë si ambient komod.

Të gjithë e mbajnë mend se ku luani më parë në përballjet në fushë tonë. Duhet vlerësuar iniciativa e presidentit Agim Demrozi dhe bashkisë së qytetit që përkrahën këtë investim madhor. Gjithçka ka shkuar sipas planit dhe është punuar e do të vijojë investimi deri në finalizimin total. Kemi ndjekur me përparësi çdo ditë punimet që kanë pasur ritëm pa humbur asnjë minutë. Edhe firma e kontraktuar, veç përkujdesjes së presidentit e gjithkujt nga ne drejtuesit, është brenda pritshmërive.

Është zbatuar në detaje çdo porosi e lënë nga organet e FSHF-së që do t’i përmbahen kushteve të UEFA-s dhe FIFA-s. Do të jetë diçka e bukur, që veç merkatos e skuadrës në tërësi edhe terrenet kanë pasur përmirësim siç është stadiumi. Tifozët meritojnë të jenë festivë në një ambient që gjithkush ka dëshirë ta ketë.

Jemi qytet që jetojmë me futbollin ku Egnatia zë vend kyç te tifozët çdo herë. Tashmë presim përfundimin e disa punëve të shpejta që çdo gjë të jetë gati për sezonin e ri. Përkujdesja ka qenë e madhe e vazhdon të jetë në drejtim të skuadrës, që me meritë do jetë pjesë e Superiores, por me objektiva të lartë.

Shpresojmë që të kemi sa më shumë fat që nga stadiumi i ri e me radhë. Momentet festive do jenë të përjavshme aty, uroj që së bashku t’i japin skuadrës pozivitet gjithmonë. Skuadra e parë por dhe të rinjtë e klubit kanë kushte ideale të shfaqin vlerat më të mira”, u shpreh administratori Draga për “Panorama Sport”.

Related posts

TËRMETI TRAGJIK/ Presidenti i UEFA-s, Čeferin dhe Presidenti i Federatës Hollandeze, Van Praag letër ngushëllimi për viktimat e tërmetit

Delo.autor

Chelsea hidhet në sulm për zbulimin e Igli Tares, gati SUPER oferta për Lazion

Isa.Autor

E TRISHTË/ Aksident fatal, humb jetën presidenti i klubit të futbollit

Delo.autor

Leave a Comment