Futboll Shqipëri Sport

CIKALLESHI NË SUPER FORMË/ Sulmuesi i Kombëtares përfshihet në formacionin e javës në Turqi

Sokol Cikalleshi po përjeton një super formë aktualisht ku në dy javët e para të edicionit të ri futbollistik në Superligën turke ka arritur të kryejë paraqitje dinjitoze dhe gola me peshë me Koniasporin e tij.

Së fundmi me golin e tij në takimin e fundit ndaj Istanbul Bashakshehir, sulmuesi kavajas është shpërblyer duke u përfshirë në formacionin e javës në Turqi nga media e njohur “Futbol Arena”.

Në formacionin e skicuar me moduli 4-2-3-1, kavajasi mban vendin në majën e sulmit në mbështetje të një emri si Sofjan Feguli, ish-lojtar i Valencias.

Gjithashtu në këtë skuadër janë dhe ish-mbrojtësi i Romës Bruno Perez dhe ish-mesfushori i Bajernit të Mynihut, Luiz Gustavo.

Related posts

CHAMPIONS/ Pas një pasimi fantastik nga Sancoz, Julian Brandt rindez shpresën gjermanëve (VIDEO)

Delo.autor

VENDIMTARË ME GOLAT/ REGINALDO shpallet “Futbollisti i Muajit” në Superligë

Isa.Autor

ZBULOHET PRAPASKENA/ Ja pse Conte u bind të mos dorëhiqej nga Inter!

Delo.autor

Leave a Comment