Futboll Seria A Sport

ROMA nuk ndalet në MERKATO, ofertë për talentin BRAZILAIN të AJAXIT

Pasi humbi Malcom në sekondat e fundit, me brazilianin që zgjodhi të shkojë te Barcelona, Roma është gati për të afruar një tjetër futbollist për krahët e sulmit.

Drejtori Sportiv i verdhekuqve, Mario Monchi ka avancuar në negociatat me talentin e Ajaxit, David Neres, ndërsa ka prezantuar edhe ofertën e parë zyrtare. Roma ka ofruar 40 milionë euro për kartonin e 21-vjeçarit, ndërsa Ajaxi nga ana tjetër kërkon të paktën 50, për të hapur negociatat.

Gjithsesi marrëdhëniet mes dy klubeve janë optimale, pasi më herët Roma bleu nga Ajaxi edhe Justin Kluivert dhe pritet, që edhe kjo marrëveshje të mbyllet përreth 40-45 milionë euro.

Verdhekuqtë janë skuadra më aktive në këtë merkato verore, pasi kanë afruar afërsisht 15 futbollistë, shumica e të cilëve janë të rinj premtues, që do t’i shtohen “gardës së vjetër”, De Rossit, Dzekos, etj, që luajnë prej disa sezonesh me Romën.

Related posts

SAN MARINO-SHQIPËRI/ Pas një asist nga Uzuni, Manaj ndëshkon për Kombëtaren me kokë (VIDEO)

Delo.autor

PSG s’heq dorë nga Kante/ Barazon ofertën e Chelsea për të marrë kampionin e botës

Isa.Autor

Për herë të parë në histori Barça mund të fitojë një titull perfekt

Sadik.Autor

Leave a Comment