Futboll Premier League Sport

RONALDO TEK MANCHESTER CITY/ Ja çfarë thoshte mesfushori De Bruyne një vit më parë…

E ardhmja e Kristiano Ronaldos po fillon të marrë formë dhe me shumë mundësi ylli portugez do të kompletojë një transferim tek kampionët e Anglisë, Mançester Siti.

36-vjeçari do të gjente tek ‘’qytetarët’’ një sërë yjesh përfshirë dhe mesfushorin Kevin De Bryjn që është një ndër më të mirë në pozicionin e tij. Por teksa të gjithë merren me Ronaldon, një vit më parë ishte mesfushori belg që i hapte rrugën e transferimit drejt Sitit duke bërë një parashikim të pamenduar për fundin.

‘’Një sulmues si Henri, për shembull si Kristiano Ronaldo, për një lojtar kreativ si ai do të ishte perfektë për mua. Do të dija që kam një partner të shpejtë dhe di si të depërtojë në thellësi të sulmit.

Me Kristianon në skuadër, do të krosoja në një lartësi prej tre metrash, duke ditur se do të ishte dikush në zonë për të arritur topin’’, shprehej De Bryjn në një intervistë për ‘’BBC’’ vitin e kaluar.

Related posts

ÇUDIA/ Juventus “fik” Cristiano Ronaldon, portugezi nuk do të pritet si kampion

Isa.Autor

FEDERICO KIEZA TEK “ZONJA E VJETËR”? Flet drejtori sportiv i Fiorentinës: Sulmuesi duhet të kuptojë…

Delo.autor

JO VETËM XHAKA E SHAQIRI/ Sportistja kroate FESTON fitoren me SHQIPONJË

Isa.Autor

Leave a Comment