Futboll Kategoria Superiore Sport

ZYRTARE/ Kastriotit nuk ndalet me afrimet, krutanët transferojnë mbrojtësin e Partizanit…

Kastrioti vazhdon të jetë ende aktive në këtë fund merkato, teksa pas zyrtarizimit të Bekim Didës pak orë më parë, krutanët kanë njoftuar për një tjetër afrim, atë të futbollistit të Partizanit Eneid Kodra.

Kodra është vetëm 21-vjeç dhe luan në rolin e qendërmbrojtësit ku për disa sezone ka mbajtur veshur fanellën e ‘’demave të kuq’’. Me gjithë konkurrencën e madhe te Partizani dhe për të fituar më shumë minuta, Kodra ka kaluar në radhët e Kastriotit ku mundësitë për të janë edhe më të mëdha.

Krutanët kanë qenë mjaft aktiv në këtë fund merkatoje duke afruar disa emra në skuadër si Damir Gergiç, mesfushorin Onanuga e dy portierët Edmir Sali dhe Elton Vata.

Postimi i Kastriotit

🤝✍| Eneid Kodra është lojtari më i ri i Kastriotit.
Drejtuesit e klubit dhe qendërmbrojtësi kanë gjetur akordin për bashkëpunim dhe lojtari 21 vjeçar është prezantuar ditën e sotme në ambientet e klubit, duke u bërë zyrtarisht pjesë e Kastriotit.
Kodra vjen te Kastrioti nga ekipi i Partizanit, skuadër që ka luajtur për disa vite me radhë.
KS Kastrioti i uron mirseardhjen dhe një sezon sa më dinjitoz me fanellën tonë.

Related posts

FESTON 75-VJETORIN/ NBA shpall listën me basketbollistët më të mirë në histori

Delo.autor

ANALIZON NDESHJEN GJYSMËFINALE/ Capello: Itali mos u përgjum, kështu mund të fitojë Spanja

Delo.autor

Ruud Gullit: Milan duhet të fitoj Kupën e Italisë, sepse ciklet e reja kanë nevojë për një trofe

Sadik.Autor

Leave a Comment