Futboll Seria A Sport

SHËNON GOLIN E PARË ME LAZION/ Hysaj hesht sërish kritikët (VIDEO)

Elseid Hysaj ka shënuar golin e parë në Serinë A me Lacion.

Mbrojtësi shqiptar ka tundur rrjetën në përballjen kundër Spezia.

Hysaj ka shënuar në minutën e 70 golin per 5 me 1, ndersa Lazio fitoi me rezultatin 6-1.

Pas disa pasimeve duke krijuar idenë e tiki-taka, Hysaj ka marrë rolin e qendërsulmuesit.

Futbollisti shqiptar e dërgoi topin në rrjetë dhe buzëqesh për përgjigjen që i jep të gjithë kritikëve.

Ajo që nuk duhet të harrojmë është se tifozët e Lacios u kthyen kundër Hysajt pas këndimit të Bella Ciao në prezantim.

VIDEO

Related posts

Trajneri Mirel Josa nuk ia del, Drita kampione e Kosovës

Sadik.Autor

LISTA PARAPRAKE E HOLLANDËS/ Koeman habit tifozët, grumbullon yllin veteran në kombëtare

Isa.Autor

Nike prodhon këpucë speciale për Ronaldon në Botëror (Foto)

Sadik.Autor

Leave a Comment