Futboll Ligue 1 Sport

REIMS-PSG/ Mbappe titullar në këtë ndeshje, Messi bëhet gati për debutimin (FORMACIONET ZYRTARE)

Lionel Mesi nuk është titullar në ndeshjen e sotme që PSG luan ndaj Reims, për javën e katërt të kampionatit francez të futbollit.

Ylli argjentinas është lënë në stol nga trajneri Mauricio Poçetino, i cili ka vendosur që të aktivizojë në vijimin e ndeshjes lojtarin, nëse do të vendosë që ai të jetë në fushën e lojës para se të udhëtojë për t’iu bashkuar përfaqësueses së tij për kualifikueset e Botërorit. Një debutim njëlloj si te Barcelona, ku ndeshja e parë e argjentinasit kishte qenë si zëvendësues.

Ndërkohë, titullar është Kilian Mbape, pavarësisht zërave që janë shtuar për një transferim të tij te Real Madrid gjatë ditëve të fundit të merkatos.

FORMACIONET ZYRTARE

Reims: Rajkoviç, Faes, Abdelhamid, Gravijon, Mbuku, Munetsi, Kebal, Kasama, Lopi, Ture, Foket.

PSG: Navas, Diallo, Markinjos, Kehrer, Hakimi, Gueje, Vajnaldum, Verrati, Di Maria, Nejmar, Mbape.

Related posts

E PAZAKONTË NË SUPERIORE/ Episod komik në Korçë, shikoni çfarë i ndodh arbitrit Laver Alla (VIDEO)

Delo.autor

RIKTHIMI I CR7 TEK MANCHESTER UNITED/ Llogaritë shkencore të kompjuterit, Ronaldo nuk garanton titull

Delo.autor

Federica Nargi/ Modelja shkëlqen me format e saj BOMBASTIKE në Mykonos (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment