Futboll Premier League Sport

FITORJA NDAJ VILLARREAL/ “Djajtë e Kuq” me rekorde, Ronaldo thyen Solskjaer dhe rindez duelin me Messin

Goli dramatik i Kristiano Ronaldos kundër Vijarealit kur kronometri shënonte 94 minuta e 13 sekonda në “Old Trafford” ishte më i voni për klubin e Mançester Junajtidit në historinë e Champions-it. Portugezi festoi duke hequr fanellën dhe hedhur atë në ajër përpara tribunës “Stretford End”.

Goli u shënua thuajse dy minuta pas golit të famshëm të Ole Gunar Solskjaerit në finalen dramatike kundër Bajernit të Mynihut në vitin 1999.

Sulmuesi norvegjez shënonte në minutën e 92-të e 17 sekonda në “Camp Nou”, por po të përfshijmë edhe golat në fazat kualifikuese, Maruan Felaini shënoi në minutën e 94-t kundër Bryzhit në 2015-ën, por “Djajtë” nuk kishin festuar kurrë pas kësaj minute përpara mbrëmjes së të mërkurës. Ishte mbrëmja perfekte për CR7-ën, i cili vendosi edhe rekordin e prezencave në Champions (178 ndeshje) duke lënë pas Iker Kasijasin.

RINDIZET DUELI – Dhe pas golit të parë të Leo Mesit me fanellën e PSG-së të martën ndaj Sitit, përgjigjja e rivalit të përjetshëm të argjentinasit nuk vonoi. Në fakt, shifrat në Champions flasin të gjitha për portugezin. Ndaj Vijarealit ai shënoi golin e 136- të në këtë kompeticion, më shumë se çdokush tjetër, ka dhënë 42 asiste dhe e ka fituar trofeun 5 herë.

Rekorde të tjerë janë edhe golat me goditje standarde (12), numri i tregolëshave (8), penalltive të shënuara (19) dhe numrit të kundërshtarëve që i ka shënuar gol (37 skuadra). Në këto 178 ndeshje (19 sezone), Kristiano ka arritur 112 fitore, 35 barazime, 31 humbje. Ai është ndëshkuar 20 herë me karton të verdhë dhe 1 herë me të kuq. E të mendosh që ai nuk shënoi në 27 ndeshjet e tij të para në Champions, kështu që për të shënuar 136 golat i janë dashur 151 takimet e mëvonshme.

Por rekordet e 36-vjeçarit vijojnë: ai mban atë të numrit të golave gjatë një sezoni (17 gjatë 2013- ‘14), të golave në fazave me eliminim direkt (67), të lojtarit që ka shënuar në tri finale Champions-i, të lojtarit që ka shënuar në të gjashtë ndeshjet e grupit, të lojtarit që ka shënuar në 11 ndeshje radhazi dhe të lojtarit me më shumë gola ndaj një rivali të vetëm: Juventusit.

Related posts

I BEFASON TË GJITHË ME DEKLARATËN/ Ironia e Guardiolas: Që pas 6 titujve në një sezon me Barcelonën, kam…

Delo.autor

ËSHTË NË FORMË TË SHKËLQYER/ Bashkëshortja e Cassanos ekspozon linjat e saj trupore në rrjetet sociale (FOTO)

Delo.autor

Xherdan Shaqiri: Agjentët po merren me të ardhmen time

Sadik.Autor

Leave a Comment