Futboll

Heynckes: Malcom është në fokusin e Bayern Munich

Trajneri i Bayern Munichut, Jupp Heynckes, ka konfirmuar se klubi është duke e vëzhguar nga afër yllin e Bordeaux, Malcom.
Anësori brazilian tërhoqi vëmendjen e shumë klubeve, përfshirë Arsenalit dhe Tottenhamit gjatë afatit kalimtar të janarit, por zgjodhi të qëndrojë në ligën franceze deri në fund të sezonit, transmeton Express.

Malcom, 20-vjeçar, ka sugjeruar se do të kërkojë klub të ri për sezonin e ardhshëm, megjithatë, duke zbuluar se Bordeaux ka premtuar ta lejojë të largohet në verë.

Dhe Heynckes ka konfirmuar se kampioni dhe lideri aktual i Bundesligës është duke i kushtuar vëmendje atij, si dhe disa futbollistëve tjerë.

“S’e njoh lojtarin mjaftueshëm. Por, ai natyrisht është në fokusin e departamentin tonë të skautëve, siç janë edhe shumë lojtarë tjerë, po ashtu”, ka thënë Heynckes.

Related posts

“NUK KEMI ALIBI”/ Tare kundër të gjithëve: Lazio ishte e jashtëzakonshme këtë vit!

Delo.autor

HERNANDEZ DEBUTON ME GOL NË AMERIKË/ “Kuqezinjtë” zhgënjehen në miqësoren ndaj Novarës

Delo.autor

Messi shënon golin e dytë ndaj La Corunas

Sadik.Autor

Leave a Comment