Futboll Ligue 1 Seria A Sport

Inter dhe Bordeaux në negociata për Malcom, por…

Inter nuk ka arritur akoma marrëveshjen me Bordeaux, por agjenti i tij nuk përjashton një huazim me obligim blerje.

Ka pasur raporte se 21-vjeçari i cili luan si sulmues i djathtë, është drejt San Siro-s.

“Dy klubet, Inter dhe Bordeaux, akoma duhet të arrijnë marrëveshjen,” shprehet agjenti Fernando Garcia për FCInter1908.it.

“Derisa dy klubet të arrijnë akordin, nuk mund të diskutojmë termat personalë me lojtarin. Në fillim e kanë klubet në dorë.”

Problemi është se Bordeaux kërkon ta shesë menjëherë 40 mln euro Malcom, ndërsa Inter preferon një huazim me opsion ose me obligim blerje në fund të sezonit.

“Bordeaux ka ndërmend ta shesë. Çdo lojtar në botë do ta pranonte menjëherë transferimin tek Inter. Nuk mund ta përjashtoj një huazim me obligim blerje.”

Related posts

ZBULON TË ARDHMEN/ Wanda Nara: Icardi nuk nënshkruan me këtë klub, preferon të transferohet tek…

F.autor

ROMA/ Nainggolan kërkon falje pasi u dëfrye me duhan e alkool

Q.Autor

BARCELONA-MANCHESTER UNITED/ Starton sfida në “Camp Nou”

Delo.autor

Leave a Comment