Futboll La Liga

4 ditë nga ‘El Classico’, mësohet formacioni i mundshëm i Barcelonës

El Clasico i të shtunës në “Santiago Bernabeu” është një mundësi ideale për Barcelonën për të nxjerrë përfundimisht jashtë garës për titull rivalin e përjetshëm. Sa herë që luhet ndeshja më e rëndësishme e kampionatit spanjoll për ditë me radhë diskutohet për formacionet që do të zbresin në fushën e blertë.

El mundo Deportivo, një media pranë “blugranave”, duke iu referur edhe dëmtimit të fundit të Paco Alcacer, siguron se Valverde është i detyruar ta rreshtojë skuadrën me skemën 4-4-2, me një mesfushë më të ngjeshur, por me një element si Paulinho që po mahnit me efektivitetin para portës.

9 titullarë janë të padiskutueshëm: Ter Stegen, Sergi Roberto, Gerard Piqué, Jordi Alba, Sergio Busquets, Ivan Rakitic, Andrés Iniesta, Leo Messi dhe Luis Suárez.

Me 90% do të jetë në fushë edhe braziliani Paulinho (një ide është edhe aktivizimi i Andre Gomes), ndërsa dyshimi është për qendrën e mbrojtjes, ku mendohet se në krah të Pique do të aktivizohet Vermaelen, me Masscheranon një tjetër alternativë për këtë rol.

Related posts

ZBULOHET PRAPASKENA/ Tek Kukësi tentuan përleshjen me arbitrin, ja çfarë ndodhi në “Elbasan Arena”…

Delo.autor

REFUZON MILIONAT E SHEIKËVE PËR JUVENTUS/ Dybala: Jo, faleminderit!

Delo.autor

ESPANYOL-BARCELONA/ Startojnë Messi, Suarez dhe Griezmann në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment