Futboll La Liga Sport

DRAMATIKE TEK BARCELONA/ “RAC1” zbulon një prapaskenë: Duhet të shkurtojnë 187 milionë euro humbje ose…

Sezoni i Barcelonës 2021/2022 ende nuk ka filluar, por premisat janë larg pritshmërive dhe premtimeve për presidentin “e ri të vjetër” Joan Laporta, i detyruar të trashëgojë rrënojat e lëna nga paraardhësi i tij Josep Bartomeu.

Një situatë e shqetësimit të thellë ekonomik (350 milion euro humbje të regjistruara në bilancin e fundit) që detyroi klubin katalan të kërkojë një hua të konsiderueshme nga Goldman Sachs, përkeqësuar nga një sasi e pagave që ka arritur nivele astronomike dhe që rrezikon të kufizojë shumë hyrje në merkato.

Por, ajo që është më e keqja, këto humbje ekonomike, po pengojnë momentalisht rinovimin e bujshëm të Leo Messit.

Sipas asaj që kolegët e RAC1 kanë rindërtuar, drejtuesit e La Liga dhe në veçanti presidenti Javier Tebas u përsëriti menaxherëve të Barcelonës nevojën për të ulur në mënyrë drastike shumën e alokuar për pagat e lojtarëve të tyre, e cila arriti në 347 milion euro. Praktikisht, do të duhet që të uolet në 160 milion euro.

Një dietë dobësimi që tashmë ka pasur efektet e para me huazimin e Trincao te Wolverhapton, atë të Junior Firpo te Leeds ose përfundimin e kontratës së të riut Matheus Fernandes, por që padyshim nuk mund të ndalet dhe mund të pretendojë viktima të shkëlqyera.

Fakti që Samuel Umtiti dhe Miralem Pjanic do të lirohen nga kontrata e tyre edhe me dëmshpërblim nëse ëhstë e nevojshme është një sinjal i parë, ndërsa çdo ofertë për Neto, Lenglet, Dembelé (jashtë për shkak të dëmtimit për disa muaj dhe një vit nga skadimi i kontratës), Griezmann, Braithëaite dhe Coutinho do të dëgjohet.

Pastaj ekziston situata delikate e senatorëve si Piqué, Sergi Roberto, Busquets dhe Jordi Alba, të cilët tashmë janë pyetur ose do të njoftohen se duhet të heqin dorë nga rrogat e tyre përkatëse për të përmbushur momentin shumë delikat të shoqërisë. U kërkohet ulje rroge.

Sakrificat thelbësore për të lejuar që Barcelona të jetë në gjendje të regjistrojë katër goditjet hyrëse të bëra tashmë zyrtare, nga Aguero dhe Depay, duke kaluar përmes Eric Garcia dhe Emerson Royal.

Dhe për të përfunduar rinovimin e shumëpritur të Leo Messi, i cili tashmë ka dhënë dritën e tij të gjelbër për zgjatjen për pesë sezonet e ardhshme – dy si lojtar dhe tre si menaxher – por që nuk mund të përcaktohet derisa Blaugrana të ketë zgjidhur 187 milion problemet…

Related posts

BOTERORI/ Shqiponjat fluturojnë edhe në Katar. Zvicra fiton kundër Serbisë dhe kualifikohet

F.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ E pabesueshme në sfidën Sevilla-Salzburg, miqtë gabojnë 2 penallti nga 3 (VIDEO)

Delo.autor

(FOTO) Buffon shpallet ‘Atleti i Vitit’, preket nga mesazhi i Casillas

Q.Autor

Leave a Comment