Futboll Sport

SULMI E MBROJTJA OFROJNË GARANCI/ Edy Reja projekton formacionin anti-Poloni

Polonia është një sfidë e madhe, një test shumë i vështirë për Shqipërinë, një ndeshje që nuk duhet humbur. Tre sfidat e shtatorit pritet të thonë shumë për pjesën e mbetur të kualifikueseve të Botërorit, për këtë arsye trajneri Edy Raja dhe stafi i tij nuk dëshirojnë ti lënë asgjë rastësisë. Fatmirësisht pjesa më e madhe e legjionarëve vijnë në kushte perfekte, si rrallë herë përjashto vetëm portën, ku dy nga tre lojtarët e grumbulluar, Strakosha dhe Berisha, nuk kanë asnjë minutë në ndeshje zyrtare këtë fillim sezoni.

Kur bëhet fjala për mbrojtjen, Reja mund të marrë frymë lirisht, italiani ka në dispozicion një tre fantastike, Ismajli, Kumbulla dhe Gjimshiti, përjashto Kumbullën që nuk po preferohet nga Mourinho, dy qendërmbrojtësit e tjerë e kanë nisur këtë sezon të Serie A si protagonistë absolut. Në pritje të Bajramit, Reja ka vijuar punën sipas programit dhe nuk pritet të ndryshojë as skemë e as lojtarët që preferon.

Abrashi

Bare, Gjasula dhe Abrashi pritet të formojnë mesfushën, ndërsa mbetet për tu vlerësuar deri në fund gjendja e Abrashit, dukshëm jo në kushtet më të mira fizike. Në lidhje me anësorët, Hysaj është i paprekshëm ndërsa në dilemë mbetet krahu i majtë, ku Trashi është në balotazh por nuk përjashtohen ndryshimet në momentet e fundit, Hysaj mund të kalojë edhe në krahun e majtë, rol që e mban edhe tek Lazio, për të sjell një alternativë tjetër për krahun e djathtë.

 

 

Manaj

Në lidhje me dyshen e sulmit, duket se Reja nuk ka ndërmend të eksperimentojë, Cikalleshi dhe Rey Manaj kanë qenë gjithnjë preferencë e tij e parë, në çdo rast edhe nëse ka ndryshime në këtë repart mund të ndihet i qetë pasi si Uzuni ashtu edhe Broja ofrojnë garanci në çdo moment.

Related posts

Casillas befason gjithë botën me skuadrën e re

Sadik.Autor

FITOI BETEJËN ME KORONAVIRUSIN/ Ish-presidenti i FIFA-s Blater: Kam patur vetëm ftohtë dhe temperaturë të lartë

Delo.autor

Çfarë asisti nga Jimenez në Portugali, një “rabona” e çmendur (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment