Futboll Premier League

Sturridge gjithmonë e më larg Liverpoolit, i ofrohet Interit në formë huazimi

Daniel Sturridge i është vet ofruar Interit në huazim pasi po has në vështirësi të mëdha tek Liverpooli.

Sipas Tuttosport, 28-vjeçari është i frikësuar se mund të humbas vendin për Kampionatin Botëror që do të mbahet këtë vit në Rusi dhe kështu dëshiron një klub të ri.

Ai ka shënuar tre gola dhe po aq asistime në 14 paraqitje në Ligën Premier këtë sezon, por në fushë ishte vetëm 514 minuta.

Kontrata e tij me Reds përfundon në qershor të 2019 dhe një huazim do i ndihmonte edhe Liverpoolit për të rritur çmimin e lojtarit.

Interi është duke kërkuar një sulmues qendre për të ndihmuar Mauro Icardin dhe Sturridge mund të luajë edhe në krah, pra është lojtari ideal për taktikat e Luciano Spallettit.

Gazeta e lartë përmendur me bazë në qytetin e Torinos ka thënë se anglezi i ka kërkuar klubit nga Milano ta huazojnë për gjashtë muaj dhe se nuk do të pendohen nëse e bëjnë.

Related posts

FITUESI I KUPËS SË BOTËS/ Irritohet Griezman: Unë e meritoj që të jem në podiumin e “Topit të Artë”

Isa.Autor

Largimi i Zidane nga stoli i Realit, “The Sun” zbulon arsyen

Sadik.Autor

Nuk ka më dilema, Fejzullahu vendos për kontratën dhe rrogën e re me Partizanin

Sadik.Autor

Leave a Comment