Futboll

Ylli argjentinas: Më pëlqejnë Serie A dhe La Liga

Objektivi i Interit, Lautaro Martinez, e ka pranuar se i pëlqen Serie A italiane, por edhe La Liga spanjolle, megjithëse ka insistuar se së pari dëshiron ta fitojë Copa Libertadores me Racing Club.

Sulmuesi pritet të nënshkruajë për Interin këtë verë, por deri tani nuk është njoftuar për arritje të ndonjë marrëveshjeje dhe edhe vetë lojtari ka theksuar se asgjë nuk është arritur, transmeton Express.

“Synimi im është të luaj në Evropë”, ka thënë Martinez për AS Argentina.

“Do të ishte shumë mirë të rritem dhe të vazhdoj të mësoj. Kam marrë oferta në të kaluarën por preferova të qëndroja dhe të mësoja”, ka shtuar ai.

E mbajta premtimin dhe e rinovova kontratën. Dua ta fitoj Copa Libertadores. Pas kësaj do të shoh, më pëlqejnë ligat italiane dhe spanjolle dhe e di se do të përshtatesha atje”, shtoi ai.

Related posts

Zbuloni arsyen përse ndeshjet e fundit të Botërorit luhen në të njëjtin orar… (VIDEO)

Isa.Autor

DAKU SHËNON ME RITËM TË FRIKSHËM/ Gol mbreslënës kundër CSKA-së, por Rubin Kazan thyhet keq (VIDEO)

F.autor

Balotelli do qëndrojë te Nice, e konfirmon presidenti Rivere

Q.Autor

Leave a Comment