Futboll Premier League

Sterling: Guardiola më vrau pas barazimit ndaj Crystal Palace

Raheem Sterling thotë se Pep Guardiola e vrau pasi Manchester City barazoi me Crystal Palace ë dhjetor, megjithëse ai insiston se trajneri po nxjerr më të mirën prej tij.

City la pikë ndaj Palace në Premier League për të parën herë këtë sezon dhe do ta kishte humbur ndeshjen po të mos ishte për penalltinë e pritur nga Ederson në fund të takimit.

“Ai të bën ta kuptosh kur nuk është i kënaqur me ty. Mbaj mend që u futa në fushë me Palace. Humba topin tri herë dhe nuk mendova se do të luaja deri në fund të sezonit pasi ai më vrau në dhomat e zhveshjes.

“Një trajner si ai nxjerr më të mirën prej teje, kur të bën të kuptosh se çfarë nuk shkoi me paraqitjen tënde.”

View image on Twitter
 Ish-lojtari i Liverpool shprehet se blerja e Bernardo Silva-s e ndihmoi të motivohej më shumë për të ruajtur vendin e titullarit.

“Kur ka dyshime, atëherë unë prodhoj më të mirën time. Po e prisja me padurim ardhjen e tij pasi gjëra të tilla nxjerrin më të mirën time.”

Sterling thotë se Guardiola e ka bërë një lojtar më të mirë në dy sezonet e fundit. “Kur dribloja, do të isha në krahë duke kontrolluar topin me të jashtme – por kjo gjë ngadalëson aksionin. Ai të rikujton gjërat që ke bërë kur ke qenë fëmijë, të hap trupin që të vijë ritmi i lojës – detaje të vogla si kjo.”

Related posts

KORONAVIRUSI TREMB BELGJIKËN/ Mbyll zyrtarisht kampionatin, Club Brugge shpallet kampion

Delo.autor

Arsenali i shpall luftë Liverpool për mesfushorin e Real Madridit

Sadik.Autor

Fitoi çmimin e shokëve të ekipit, Salah: U riktheva prej Çelsit, Liverpuli e mund Realin

Sadik.Autor

Leave a Comment