Futboll Premier League Sport

SULMON SHOKËT E EKIPIT TË MANCHESTER CITY-T/ Mahrez: Nuk duan t’ia dinë për futboll

Riyad Mahrez ka sulmuar disa nga shokët e skuadrës te Manchester City për pasionin që kanë për lojën.

Alegjeriani ka thënë se disa prej yjeve të City-t nuk e pëlqejnë futbollin, por luajnë vetëm për para.

“Lojtarët te City nuk i shikojnë ndeshjet e tjera në tv. Ata nuk duan t;ia dinë”, ka thënë Mahrez për  Canal Plus.

“Shumë herë në dhomat e zhveshjes kam dëgjuar lojtarë që pyesin: ‘Si mbaroi ndeshja dje?’. Nuk di çfarë të them. Mund të jetë gjysmëfinalja e Champions League. Nëse je një futbollist, nuk duhet të vish në mëngjes dhe të pyesësh për rezultatin e ndeshjes së djeshme”, ka vazhduar Mahrez.

“Ka lojtarë që luajnë sepse janë të detyruar dhe sepse janë shumë para në lojë”.

Related posts

DY SHPËTIME PËR 8 MINUTA/ Mbrojtësi i talentuar është gati për Milanin

F.autor

Misteri i talentit te Milanit, tani shënon vetëm në…rrjetet sociale

Sadik.Autor

I JASHTËZAKONSHËM/ RONALDO, golashënuesi më i mirë i Juventusit në 60 vite

Isa.Autor

Leave a Comment