Futboll Sport

CHAMPIONS/ Vllaznia e femrave nuk ia del në duelin e parë ndaj Juventusit

Vllaznia nuk ia ka dalë të sigurojë një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë të Ligës së Kampioneve për femra ndaj Juventusit. Dy skuadrat përballeshin në play-off për të arritur fazën në grupe dhe ndeshja e parë në “Loro Boriçi” është mbyllur me rezultatin 2-0 për ekipin italian.

Skuadra e shkodrane u mundua të rrezikonte portën e Juventusit në pjesën e parë, por goli i pësuar shumë shpejt bëri që plani të ndryshonte. Xhireli mposhti portieren Xhejms që në minutën e 13 dhe kjo ia lehtësoi punën Juventusit që tashmë luante më me qetësi dhe gjeti shpesh hapësira në prapavijën e vajzave kuqeblu,

Pavarësisht tentativave të Doçit, Krasniqit, Lufos e Halilajt, ata nuk arritën të dërgonin topin në portën kundërshtare në rastet që krijuan në kundërsulm, ndërsa në fund të pjesës erdhi edhe një goditje që praktikisht mbylli sfidën. Pas një goditje këndi, Lufo ishte e pafat teksa devijoi topin në rrjetën e portës së vet, duke dyfishuar shifrat për Juventusin.

E njëjta tablo u shfaq edhe në pjesën e dytë, me Juventusin që krijoi më shumë raste e Vllazninë që kundërsulmonte. Por portierja Xhejms e skuadrës shkodrane u tregua e vëmendshme dhe me disa ndërhyrje vendimtare evitoi gola të tjerë. Kështu, sfida e parë u mbyll me rezultatin 2-0, ndërsa ajo e kthimit zhvillohet pas një jave në qendrën stërvitore të Juventusit në Vinovo.

Related posts

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Manchester City planifikon shkëmbimin Lautaro-Aguero

Delo.autor

ZVICËR-ANGLI/ Pritet një përballje spektakolare në Nations League

Delo.autor

PAS SEZONIT TË MADH/ Armando Broja nis pushimet në Shqipëri nga “Prestige Resort”

F.autor

Leave a Comment