Futboll La Liga Sport

SHIKON ME BESIM DREJT SË ARDHMES/ Hazard i bindur: Ka ardhur momenti të shlyej borxhin

Eden Hazard ka dëshirë për revansh.

Sezonet e fundit kanë qenë të komplikuara për fantazistin belg, i ndalur nga dëmtimi. Por lojtari i Real Madrid shikon me besim drejt së ardhmes:

“Njerëzit mendojnë se unë jam gjithmonë i dëmtuar, kjo është e vërteta. Por nuk ka një lojtar që për dhjetë vite të ketë luajtur të njëjtat ndeshje që kam luajtur unë. Punoj çdo ditë me përgatitësin atletik, kemi bërë një punë shumë të mirë nga fillimi i sezonit”, ka thëne belgu për HLN.

“Real Madrid ka shpenzuar shumë para për mua dhe dua të shlyhem. Kam nënshkruar për pesë vite: dy të parët nuk kanë qenë të mirë, por kem edhe tre të tjerë për të treguar vlerën time. Shpresoj të zgjohem një mëngjes dhe të mos kem më dhimbje, që të stërvitem si duhet”.

Related posts

Napoli shfaq interes për portierin e Interit

Sadik.Autor

“EURO 2020” U-21/ Poloni-Belgjikë, bollëk golash në sfidën hapëse

Delo.autor

ZYRTARE/ Kupa e Botës 2026 do të luhet në SHBA, Meksikë dhe Kanada

Sadik.Autor

Leave a Comment