Futboll Kategoria Superiore Sport

STËRVITJA E TIRANËS/ Trajneri Shehi fiksohet me normat, spikasin dy sulmuesit e rinj

Tirana ka punuar dje me dy seanca stërvitore, njëra paradite dhe tjetra pasdite. Skuadra bardheblu ka kryer sërish testin Yo-Yo, për të parë ecurinë fizike të lojtarëve. Sërish më të mirët ishin sulmuesit Mario Beshiraj dhe Aldi Gjumsi. Pjesa tjetër e lojtarëve ka marrë rezultate të moderuara.

Edhe para nisjes së fazës përgatitore, Tirana kreu testet mjekësore dhe fizike për të kontrolluar gjendjen fillestare të futbollistëve. Nga ana tjetër, pasdite, trajneri Orges Shehi ka punuar më shumë me anën taktike.

Grupi bardheblu po përgatitet për të qenë gati për ndeshjen e parë të kampionatit më 11 shtator kundër Skënderbeut në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Ndërkohë, mungojnë në stërvitje lojtarët e thirrur me kombëtaret, ndërsa pjesa tjetër ka punuar e plotë. Bardheblutë kanë pretendime të mëdha këtë sezon, ndërsa shpresojnë që të sjellin titullin e 26-të në shtëpi.

Related posts

TRAGJIKE NË URUGUAJ/ Thellohet bilanci i vetëvrasjeve, një tjetër ish-futbollist i jep fund jetës

Delo.autor

E FUNDIT/ Theo Walcott i kalon testet mjekësore te Evertoni

Q.Autor

Tragjike/ Uji i rrëmbyeshëm “shuan” skuadrën e futbollit

Sadik.Autor

Leave a Comment