Futboll Sport

“DO MË VRASIN PËR KËTË QË PO TREGOJ”/ Vanda Nara ZBULON si Interi donte t’ia SHISTE Ikardin Juves (FOTO)

Një deklaratë e bashkëshortes së Ikardit, Vanda Nara, në emisionin “Tiki Taka” ka bërë bujë në mediat italiane dhe jo vetëm. Vanda, e cila është njëkohësisht dhe menaxheria e lojtarit e argjentinasit, zbuloi se në sezonin e fundit të merkatos, Ikardi ishte me një këmbë jashtë Interit, dhe se për të kishte shprehur interes Juventusi. Edhe pse bardhezinjtë ofruan më shumë para, bomberi zikaltër e kishte refuzuar ofertën.

 

“Në merkaton e fundit Mauro ishte me një këmbë jashtë. Interi e kishte shitur Ikardin  te Juventusi, donin ta dërgonin në Torino. Ishte Mauro ai që i tha “jo”, edhe pse i ofruan shumë para. Juventusi për të më bindur më tha që do të formonte dyshen e sulmit me Ronaldon dhe në fund portugezi erdhi me të vërtetë në Torino. Ata thanë se Ikardi do të jetë i vetmi numër 9.

Rinovimi? Jemi shumë larg dhe më bezdis gjithçka që është shkruar këto ditë. Ikardi nuk është një lojtar që duhet vënë në diskutim, duhet të rinovojë dhe pikë, nuk është çështje parash. Më mirë të mos flas për merkaton, më vjen të qesh kur dëgjoj se për të nuk ka kërkesa.

Prioriteti i tij është të qëndrojë, por nuk ekziston asnjë ofertë e Interit. Më kishin kontaktuar në mes të pjesëmarrjes në Ligën e Kampioneve por u thashë të prisnin sa të mbyllej grupi. Do të bëhet darka e Krishtlindjeve te Interi, do të më vrasin për këtë që po tregoj. Më mirë të marr ushqime me vete nga shtëpia”, u shpreh Vanda Nara.

Related posts

STATISTIKAT/ MESSI i dyti, LOJTARI më i miri i 2018-ës luan në Serinë A

Isa.Autor

NGA BROJA TE MUÇI/ Koha që Reja të gjejë një zgjidhje për sulmin kuqezi

Delo.autor

PUBLIKOHET TOP-11 E PREMIER LEAGUE/ E zbulojnë mediat, një shqiptar në formacionin e vitit në Angli

Delo.autor

Leave a Comment