Futboll Seria A Sport

ÇËSHTJA “PETAGNA”/ Ferrero sulmon presidentin e Napolit dhe “prenoton” dhuratën ndaj Interit

Çështja “Petagna” nuk tretet mirë nga Massimo Ferrero. Presidenti i Sampdoria nuk i kurseu fjalët e ashpra ndaj kolegut të tij te Napoli, Aurelio De Laurentiis. Ky i fundit është fajtor, sipas pronarit të Sampdoria, për mosndjekjen e marrëveshjeve të arritura: “Mos-ardhja e Petagna? Pyetni presidentin Aurelio De Laurentiis. Ne kishte arritur të gjitha marrëveshjet, por nuk u respektuan”.

Këto janë fjalët e tij gjatë një takimi me komunën e Bogliasco, qyteti ku ndodhen kampet stërvitore të Sampdoria. Në çdo rast, merkatoja e verës solli një sulmues të rëndësishëm si Caputo, i cili mbërriti nga Sassuolo. “Ai është shumë energjik, – siguron Ferrero, – dhe i motivuar. Ai është në ekipin kombëtar, shpresoj që Mancini të thërrasë edhe Quagliarella. Ai ose Caputo do të më bëjnë një dhuratë kundër Interit. Në janar do të doja të sillja dy talente të tjerë që i kam identifikuar tashmë”.

Related posts

DEBUTOI SI TITULLAR NË SERIE A NDAJ INTER/ Ja statistikat dhe vlerësim fantastik për mbrojtësin Ismajli…

Delo.autor

Luciano Spalletti: Derbi jo vendimtar, me Brozoviçin kam gabuar

Sadik.Autor

“RASHICA”/ Altin Lala: Ende nuk e ka kuptuar potencialin që ka, bën diferencën në fushë

F.autor

Leave a Comment