Sport Të tjera

“TOKIO 2020″/ Dështim i pabesueshëm i Francës në Olimpiadë, presidenti i federatës kërkon të ndërhyjë FIFA

Një nga zhgënjimet më të bujshme në këtë Olimpiadë në ditët e para të saj ka qenë padyshim Franca e futbollit. Përfaqësuesja e cila trumbetohet se ka katër kombëtare, si pasojë e numrit të madh të talenteve që ka, dështoi në mënyrë spektakolare në Olimpiadë, duke i dhënë lamtumirën turneut që në fazën në grupe, për më tepër duke u turpëruar nga Japonia me rezultatin 4-0 në ndeshjen e tretë.

Një rezultat që nuk i ka pëlqyer padyshim Noel Le Graet, presidentit të Federatës Franceze, i cili ka sulmuar klubet si shkaktare të këtij eliminimi. Ai ka shpjeguar se refuzimi i klubeve për të lëshuar lojtarët, bëri që të ndërtohej një ekip në momentet e fundit për këtë aktivitet të rëndësishëm.

“Kishim vështirësi për të ndërtuar një skuadër konkurruese dhe nuk e kemi pasur të lehtë. U desh të mblidhja një skuadër në minutat e fundit, e kishim humbur që në fillim garën. Ekipin do ta takoj të mërkurën pas kthimit, por prioriteti im është të takohem me FIFA-n, do të veproj që të sigurohem që klubet të mos refuzojnë më grumbullimin e lojtarëve. Nuk kualifikoheshim në Olimpiadë që nga viti 1996, për fat të keq nuk na lejuan që të shkonim më larg”, tha ai.

Related posts

BEFASON MALDINI/ ZBULONI se kush është MBROJTËSI më i mirë në BOTË

Isa.Autor

DEL PIERO “hidhëron” RONALDON: MODRIC e meritoi, jam i bindur që do FITOI edhe…

Isa.Autor

Gjen “dashurinë e vjetër”/ PLAKU nuk i beson rezultatit: U krijua panik, Koliqi na mohoi fitoren

Isa.Autor

Leave a Comment