Futboll

Flamurtari i plotë drejt Laçit, synon kthesën

Dy humbjet radhazi kanë trazuar humorin në Vlorë me Flamurtarin që ka humbur për momentin statusin e skuadrës anti Skënderbe. Nëse ndaj Luftëtarit në shtëpi ishte një humbje e papritur, në Loro Boriçi ndaj Vllaznisë ndikuan mungesat e shumta. Pikërisht në këtë aspekt trajneri Shpëtim Duro mund të buzëqeshë pasi në vigjilje të një tjetër sfide të vështirë, transfertën e Laçit sheh t’i rikthehen dy elementë të rëndësishëm. Mesfushorët Muhamed Useini dhe Lancinet Sidibe kanë lënë pas pezullimin për të qënë të gatshëm për duelin e javës së 24-ët. Deri të shtunën kur është programuar sfida ndaj Laçit pritet që të rikthehen të gatshëm edhe qendërmbrojtësi Ditmar Bicaj dhe mesfushori brazilian Juffo. Shanset e rikuperimit për të dy lojtarët janë rritur ndjeshëm ndërkohë që përgatitja e tyre ka vijuar e veçuar nga grupi. Kuqezinjtë shpresojnë të rikthehen tek suksesi, pasi kanë vetëm një fitore në 6 javët e fundit, me dy barazime dhe 3 humbje.Laçi nuk është një kundërshtar i lehtë për t’u kaluar për më tepër që në dy fazat e para sfidat janë mbyllur me polemika të shumta mbi gjykimin. Megjithatë në Vlorë shpresojnë së pari që grupi të rikthehet i plotë dhe në ndryshim nga sfida me Vllazninë mos të ketë arrnime në formacion, por t’i besohet titullarëve që kanë bërë një ecuri të jashtëzakonshme deri para dy javësh.

Related posts

DALIN FORMACIONET ZYRTARE/ Real Betis – Milan, ja cilët lojtarë do startojnë

Isa.Autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Juventusi arrin marrëveshjen me trajnerin e ri, kontratë 4-vjeçare

Delo.autor

Bacca nuk dëshiron të rikthehet tek Milan, shprehet i lumtur te Villareal

Q.Autor

Leave a Comment