Futboll

Teuta euforike, kërkon surprizën ndaj Kukësit

Ai gol i sekondave të fundit ndaj Partizanit shihet si një pikënisje tek Teuta, pasi përveç pikës së marë tashmë ana psikologjike është përmirësuar ndjeshëm. Gjatë javës në seancat stërvitore humori tek “djemtë e detit” ka qënë i mirë, ku protagonist absolut ka qënë padiskutim Shpëtim Moçka. Duket se ai gol i portierit vlonjat i ka shërbyer atij por edhe skuadrës që mbijetesën e sheh si një mision mëse të arritshëm, pavarësisht se Vllaznia po kundërpërgjigjet në mënyrë të jashtëzakonshme. Të shtunën Teuta udhëton drejt “Zeqir Ymerit” teksa kampionët shihen si një pengesë e kalueshme. Djemtë e Gentjan Begejës por tregojnë formë të mirë në fushën e lojës dhe duke i shtuar moralin e lartë që kanë në këtë moment asgjë nuk është e pamundur. Me grupin gjatë javës është bashkuar qendërmbrojtësi Ante Hrkac, i cili u largua i dëmtuar në sfidën ndaj Vllaznisë në Loro Boriçi më 19 shkurt. Megjithatë gjasat janë që kroati ta nisë nga stoli pasi ende nuk është i gatshëm të luajë për 90 minuta të plota, ndërkohë që ndaj shkodranëve ishte sfida e fundit që Teuta ka humbur, pasi në 3 duelet pasardhëse ka fituar një ndeshje dhe barazuar dy, duke shënuar 3 gola dhe pësuar dy. Edhe pse ndaj Kukësit kanë 6 humbje radhazi në kampionat, tek Teuta besojnë që kjo transfertë mund të sjellë pikë në klasifikim duke shfrytëzuar më së miri armët e tyre, entuziazmin dhe grintën.

Related posts

“NDJEJ MË SHUMË DERBIN ME TIRANËN”/ Presidenti Demi tregon “kushtet” për Dajën: Vetëm fitore dhe…

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Arrin marrëveshjen e parë, Arsenal merr talentin 18-vjeçar… (FOTO)

Delo.autor

Spektakël në futboll nuk dhurojnë vetëm futbollistët por edhe trajnerët (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment