Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

PAS FITORES NDAJ HUNGARISË/ Myrto Uzuni: Ishte ndeshje speciale, kjo është forma ime më e mirë

Myrto Uzuni foli pas triumfit 1-0 që Kombëtarja arriti në shtëpi ndaj Hungarisë. Në prononcimin pas ndeshjes për mikrofonin e “RTSH”, futbollisti beratas u shpreh:

“Ishte ndeshje shumë speciale, luaja me lojtarë që stërvitem çdo ditë. Ndihem krenar për këtë ngjyra, jam më gati se kurrë. Nuk ndryshoi asgjë, grindën e kishim nga minuta e parë në të fundit. Duhet të vazhdojmë së bashku kështu. Duhet të aktivizohem më shumë për trajnerin, jam në formën time më të mirë.

Jam shumë i karikuar, kjo është forma më e mirë, pres të luaj akoma më shumë me Kombëtaren. Ndihem i lumtur, por dua të aktivizohem akoma më shumë”, u shpreh Uzuni.

Related posts

SEVILLA-BARCELONA/ “Pleshti” shënon golin e avantazhit

Delo.autor

E PAZAKONTË NGA GJERMANIA/ Trajneri vishet si peshkatar kur skuadra e tij humb 5-1, bëhet virale (FOTO)

Delo.autor

Dave Allen: Tyson Fury-t, i pëlqen të rrahë të tjerët në ring

Sadik.Autor

Leave a Comment